Lajme
6.3 miliardë euro dërgesa nga diaspora
Vetëm gjatë vitit që lamë pas, remitencat kanë thyer rekord duke arritur në 752,4 milionë euro apo 58,7 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak
Brenda periudhës 2004-2015, dërgesat e bashkatdhetarëve dërguar familjarëve në Kosovë kanë arritur në 6.3 miliardë euro, ndërsa vetëm gjatë vitit që lamë pas, remitencat kanë thyer rekord duke arritur në 752,4 milionë euro apo 58,7 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, brenda çdo muaji, dhjetëra miliona euro vijnë nga bashkatdhetarët që shkojnë kryesisht në konsum të përditshëm, shëndetësi por edhe sektorë ë tjerë, duke ndikuar drejtpërdrejt në qetësinë sociale të Kosovë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova, tetë vjet pas pavarësisë, vazhdon të mbetet e varur nga diaspora.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga muaji janar e deri në prill, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur 213 milionë euro. Mirëpo, nga 2004 e deri më 2015 nga të dhënat e Bankës Qendrore shihen se këto remitenca kanë arritur në vlerë mbi 6.3 miliardë euro, raporton gazeta “Zëri”.
Gjermania edhe më tutje mbetet shteti prej të cilit më së shumti mjete dërgohen në Kosovë, duke u pasuar nga Zvicra, Italia, Austria, Belgjika etj. Por shumica e këtyre të hyrave shkojnë në konsum të përditshëm, patundshmëri, shëndetësi, por jo edhe në investime kapitale.
Muhamet Sadiku është ekspert dhe profesor i ekonomisë. Ai ka thënë se pjesëmarrja e të hyrave nga dërgesat në bruto produktin e vendit është bukur e lartë. “Këto para kanë qenë të rëndësishme në rindërtimin e Kosovës, në konsolidimin e situatës ekonomike, në konsolidimin e tregut të Kosovës dhe në mbulimin e kërkesave të popullatës në përgjithësi”, ka thënë ai.
Sipas tij, është pak shqetësuese se 90 për qind e mjeteve shkojnë në konsum, ndërsa vetëm 10 për qind në investime. Ai thotë se duhet të bëhet një strategji për përdorimin e këtyre mjeteve me qëllim që, sipas tij, këto mjete të shërbejnë për rritjen e punësimit në Kosovë.
Ndryshe bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë vitit 2014 dërgesat nga diaspora ishin 693,7 milionë euro. Gjatë vitit 2013, dërgesat ishin në vlerë prej 620,8 milionë eurosh, gjatë vitit 2012 ishin 605,6 milionë eurosh, gjatë vitit 2011 584,8 milionë euro, gjatë vitit 2010 ishin 584,3 milionë eurosh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë










