Kosova
6 deputetë të Parlamentit të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti”
Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë, shqiptarë e boshnjakë, kanë vizituar të mërkurën Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti”.
Më tutje bëhet e ditur se në vizitë te Kurti kanë qenë Sylejman Ugljanin, kryetar i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, Shaip Kamberi, shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, deputetët Enis Imamoviq, Nadije Beqiri, Mirsad Hodzhiq, Argjend Bajrami dhe Selma Kuçeviq.
“Ia shprehën gjithë përkrahjen e tyre Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që patën sot në zyrën e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kryetari i Partisë minoritare boshnjake Aksioni Demokratik i Sanxhakut, Sulejman Ugljani, ka theksuar se deputetët e koalicionit “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” e njohin pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Ai ka falënderuar Kryeministrin Kurtin për miratimin e rezolutës për Sebrenicën në Kuvendin e Kosovës, duke potencuar se Kurti me këtë akt përveç që i mbron të drejtat e boshnjakëve, ai i mbron edhe drejtat e shqiptarëve.
Deputeti boshnjak ka komentuar edhe vendosjen e reciprocitetit të të drejtave të pakicave kombëtare në Kosovë e në Serbi, nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke e konsideruar këtë përpjekje si “ilaçi i zgjidhjes së problemeve të pakicave në Ballkan”, transmeton Albinfo.ch.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e saj e përgjakshme, pasi vetëm kështu mund të ecet përpara dhe të normalizohen raportet Kosovë – Serbi.
“Pa u distancuar dhe pa e bërë Serbia një introspeksion për të kaluarën e saj, nuk mund të ecet drejt të ardhmes dhe normalizimit të raporteve me Kosovën”, tha kryeministri Kurti.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













