Lajme
6 milionë produkte të falsifikuara hiqen nga Amazon
Në vitin 2022 Amazon hoqi më shumë se gjashtë milionë produkte të falsifikuara nga rrjeti i saj global i shpërndarjes dhe bllokoi më shumë se 800 000 përpjekje për të krijuar llogari të reja shitjeje përpara se të publikonin nga 2,5 milionë përpjekje në 2021-ën dhe gjashtë milionë në 2020-ën.
Këto janë të dhënat që përmban “Raporti i tretë Vjetor për Mbrojtjen e Markës” i publikuar nga kompania, i cili gjithashtu nënvizon se janë investuar 1,2 miliardë dollarë dhe janë punësuar më shumë se 15 000 njerëz për të mbrojtur shitjet online nga falsifikimi dhe forma të tjera mashtrimi dhe abuzimi.
Në vitin 2022 ‘’Njësia e Krimeve të Falsifikimit’’ të Amazon paditi, ose raportoi te organet e zbatimit të ligjit më shumë se 1 300 falsifikues, nga 600 në vitin 2021, në SHBA, Britani, BE dhe Kinë.
“Identifikimi, sekuestrimi dhe asgjësimi i duhur i më shumë se gjashtë milionë produkteve të falsifikuara në vitin 2022 i pengoi ato të arrinin te klientët dhe të rishiten diku tjetër në zinxhirin global të furnizimit”, shpjegon kompania.
“Ne jemi krenarë për përparimin që kemi bërë këtë vit, veçanërisht për evolucionin e teknologjisë sonë, e cila na lejon të qëndrojmë përpara falsifikuesve dhe dyfishimit të ndjekjeve penale dhe padive tona”, tha Dharmesh Mehta, nënkryetar, në mbarë botën për shitjen e shërbimeve partnere nga Amazon./ansa
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










