Kosova
6 muaj pritje për vizë pune gjermane
Para këtij vendimi koha e pritjes ka qenë maksimum 4 muaj, kurse tani minimumi është 6 muaj
Ambasada gjermane në Prishtinë ka marrë një vendim të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë.
Në njoftim e ambasadës thuhet se personat të cilët janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj. Para këtij vendimi koha e pritjes ka qenë maksimum 4 muaj, kurse tani minimumi është 6 muaj, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, janë bërë të ditura edhe çmimet. “Nga data 1 shtator tarifa për një vizë nacionale do të jetë 75 euro, ndërsa për personat nën moshën 18 vjeçare 38 euro”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Në njoftim thuhet që janë detyruar ta mbyllin listën e pritjes për kategorinë e vizave për punësim sezonal për këtë vit, raporton ‘Insajderi’.
“Kërkesat për caktimin e një termini për viza për punësim sezonal tejkalojnë jashtë mase kontingjentin e terminëve. Prandaj ambasada është e detyruar ta mbyllë listën e pritjes për këtë kategori të vizave për këtë vit. Shprehim keqardhje që jo të gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani do të kenë mundësinë të parashtrojnë një kërkesë për vizë”.
http://www.pristina.diplo.de/viza
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












