Lajme
600 fëmijë me diabet
Vjosa Kotori, pediatre dhe përfaqësuese e shoqatës “Ndihmo fëmijët me diabet” tha se numri i fëmijëve, kryesisht nën moshën 5 vjeçare, të prekur nga diabetit është në rritje e sipër
Të dhënat statistikore nga shëndetësia tregojnë se në Kosovë rreth 5 për qind e popullsisë vuajnë nga diabeti, apo siç njihet në opinionit nga sëmundja e sheqerit. Ndërsa më skandaloze bëhet fakti se nga “diabeti 1” vuajnë rreth 600 fëmijë që trajtohen kryesisht me insulinë në mungesë të barnave.
Këta fëmijë nuk mund të trajtohen vetëm me ilaçe, ndërkohë që numri i fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje është në rritje e sipër, thonë mjekët.
Vjosa Kotori, pediatre dhe përfaqësuese e shoqatës “Ndihmo fëmijët me diabet”, tregoi se vitet e fundit numri i rasteve të reja me çrregullimin e diabetit “tip një” është në rritje.
“Kjo na ka paraqitur një shqetësim shumë të madh të gjithë neve që punojmë në Klinikën e Pediatrisë meqenëse kemi hasur gati në trefishimin e numrit të rasteve të reja me diabet. Dhe çka është tepër shqetësuese është rritja e numrit të rasteve të fëmijëve të vegjël, nën moshën 5 vjeçare”, tregoi Kotori.
Sipas saj, edhe insulinat të cilat i përdorin këta fëmijë nuk janë të duhurat dhe se për këtë kanë bërë kërkesë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që të furnizohen me insulina adekuate
Ajo bëri të ditur se vetë familjarët duhet të përkujdesen për fëmijët e tyre që t’i sigurojnë “testrakat” e glikemisë, të cilat janë të nevojshme për një kontroll të mirë, citon “Zëri”.
“Fatkeqësisht ne në Klinikën tonë nuk e kemi testin e hemoglobinës së glikozuar dhe nuk e ofrojmë atë në bazë të të cilit pacienti diagnostikohet nëse është me diabet apo jo”, tregoi Kotori, e cila shtoi se ky test është i nevojshëm të bëhet një herë në tre apo gjashtë muaj.
ë dhënat tregojnë se vetëm në vitin 2011 në vendin tonë kanë qenë rreth 5 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës të prekur nga diabeti, edhe pse kjo përqindje nuk është e saktë.
Skender Syla është udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë. Ai tha se kjo sëmundje kronike është mjaftë e shpeshtë në të gjithë botën dhe se sipas tij, në bazë të statistikave, çdo i 20-ti qytetarë i botës është i prekur nga diabeti.
Por, disa nga shenjat më të shpeshta të diabetit të tipit dy janë si urinimi i shpeshtuar, etja e tepruar, uria e shtuar, humbje në peshë, lodhje, mungesë të interesimit dhe përqendrimit, mpirja e duarve dhe këmbëve, shikim i mjegulluar, infeksionet e shpeshta etj.
Vlera normale e glikemisë në diabetin e tipit dy janë 6.6 tek femrat dhe 7.6 tek meshkujt. Për të ulur apo parandaluar diabetin mjekët preferojnë ecje të shpejtë apo ngasje të biçikletës minimumi 30 minuta në ditë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve të shëndetësisë, ndalohet deri në 40 për qind rreziku nga kjo sëmundje.
Aktualisht janë gjithsej 371 milionë njerëz në tërë globin që jetojnë me diabet dhe 280 milion të tjerë në rrezik të lartë nga zhvillimi i diabetit.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













