Lajme
61 miliardë franga për shëndetësinë
Kjo shumë, e pjesëtuar me banor është 653 franga në muaj për secilin zviceran
Zvicrës, gjatë vitit 2009 shëndetësia i ka kushtuar plot 61 miliardë franga, që është 4.3% më shumë se një vit më parë. Kjo shumë, e pjesëtuar me banor është 653 franga në muaj për secilin zviceran, shkruan news.ch.
Siç bën të ditur Enti Federal për Statistikë, më së shumti, ose 6.3% janë ngritur shpenzimet në trajtimin ambulantor në spitale. Shitja e medikamenteve si dhe përkujdesja e përhershme në shtëpitë përkatëse ka kushtuar 5.3 % më tepër ndërsa trajtimi akut në spitale ka marrë 4.4% më shumë mjete se një vit më parë.
Për këta katër lëmenj janë shpenzuar 36.1 miliardë franga ose rreth 60% të shpenzimeve të gjithëmbarshme për shëndetësinë. Këto shuma janë financuar para së gjithash nga sigurimi bazë shëndetësor, (dy të tretat) dhe pjesa tjetër nga personat privatë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj














