Uncategorized
Ministrat e BDI-së dorëzuan dorëheqjet
Artan Grubi, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi dhe Jeton Shaqiri i dorëzuan dorëheqjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij dorëheqjet do të efektuohen në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese.
“Duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh, duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës se do to të votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria. Ne ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japim dorëheqje nga postet që aktualisht jemi duke i ushtruar! Dorëheqjet, z. Kryeministër, efektuohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Ahmeti shtoi se zgjedhjet janë në pranverë dhe se ata shumë shpejt do të kthehen. Madje deklaroi se do të arrijnë të marrin 30 deputetë.
“Dalim në zgjedhje, sepse zgjedhjet janë në pranverën e ardhshme, e atëherë do matemi, atëherë është ringu e fusha e mejdanit kush fiton. Por duke u përpjekur t’i bësh varrin tjetër kujt hyn vet. Sa kohë punuan, në lodhën, na munduan, nga 20 mandate na zbritën në 10 mandate duke na bërë fajtor kujdestar, për çdo të keqe adresa ishte BDI-ja. Por ne ishim çelësi ne ramë në 10 mandate, por pa ne s’mundeshin por, ne u ringritëm nga 10 në 15 mandate. Do të shkojnë në 25 dhe në 30 mandate sepse, po ndërtohet fronti për Europë”, deklaroi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
Reaguan nga VMRO-DPMNE. Nga atje për TV21 thonë se është mirë që BDI po shkon në opozitë, por nga partia e Mickoskit kërkojnë edhe zgjedhje të parakohshme.
“Mirë është që BDI pas 20 viteve qeverisje është e gatshme të shkojë në opozitë, nga ku do të mund të përgjigjen për krimet dhe ta dëshmojnë pafajësinë e tyre. Tani që BDI e bëri hapin e parë, dhanë dorëheqje, tani ato vetëm jenë të parevokueshme dhe të shkojmë në zgjedhje të shpejta, sepse gjithçka tjetër është zvarritje dhe lojëra në kurriz të shtetit dhe ardhmërisë së qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ndryshe pas takimit që patën dy liderët Hrisitijan Mickoski dhe Dimitar Kovacevski, lideri i VMRO DPMNE-së deklaroi se do t’i votojë ndryshimet kushtetuese nëse pjesë e Qeverisë nuk do të jetë BDI. Por pas përgjigjes pozitive të BDI-së, Mickoski më pas nxori edhe kushte tjera dhe vazhdon edhe më tutje me qëndrimin e tij, se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese, sepse siç thotë ato janë nën diktatin bullgar.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












