Kosova
Rritet numri i pasagjerëve në aeroportin e Prishtinës
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha se po rritet numri i pasagjerëve në këtë aeroport.
Për të plotësuar kërkesat e pasagjerëve, aeroporti prezanton edhe fluturimet çarter gjatë sezonit të festave dhe pushimeve vjetore.
“Vitin e kaluar, në Aeroportin e Prishtinës kanë kaluar gati tre milionë pasagjerë, ndërsa në fillim të gushtit 2023 është regjistruar një shifër prej dy milionësh, tha Gara në RTK2.
Sipas saj, gjatë sezonit të verës ne përgjithësisht prezantohen destinacione dhe linja ajrore të reja, sepse e kërkon tregu.
“Në kulmin e sezonit të pushimeve verore, destinacione të shumta turistike janë aktuale, veçanërisht në Turqi. Pastaj kemi fluturime çarter, jo linja të rregullta, kthehemi me linja të rregullta pas përfundimit të sezonit”, tha Gara.
Para sezonit ndërmerret organizimi i fluturimeve, punësimi i personelit shtesë, si dhe detaje të tjera, ndërsa çmimi i biletave diktohet nga kërkesa.
“Linjat ajrore vendosin për çmimet e biletave për destinacionet e dëshiruara. Para disa vitesh kishim një numër më të vogël të linjave ajrore dhe kjo është arsyeja që çmimet e biletave ishin më të larta. Tani po mundohemi të prezantojmë destinacione, kompani të reja dhe në këtë mënyrë të krijojmë konkurrencë në treg dhe në këtë mënyrë të sigurojmë çmime më të ulëta të biletave”, tha ajo.
Duke shtuar se për shkak të kërkesës së lartë, biletat e sezonit janë pak më të shtrenjta dhe çmimi i tyre bie në fund të sezonit.
“Ka një periudhe që biletat bien, ku fluturimet nuk shiten dhe mund të blihen më lirë, jashtë sezonit kemi edhe “low cost”, pra kemi pasur bileta për në Milano 39 euro, por çmimet e tyre diktohen nga kërkesa. Duhet ta ndiqni edhe online, sepse kështu mund të merrni bileta më të lira avioni”, ka saktësuar Gara.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, u kujton udhëtarëve se për shkak të procedurës së nevojshme, duhet të jenë në aeroport dy orë para nisjes./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













