Lajme
70 mijë të papunë, pasojë e privatizimit
Pasojat e një procesi të dështuar ekonomik, rreth 700 milionë euro të bllokuara
Përveç disa rasteve të pakta, që dhanë rezultat, shumica e NSH-ve u privatizuan me çmime qesharake, më dyshime për afera korruptive, ndërsa ato ndërmarrje që dikur prodhonin, sot janë bërë depo, kurse toka bujqësore, tokë ndërtimore
Bazuar në opinionet e ekspertëve të ekonomisë, procesi i privatizimit në Kosovë ka shuar mbi 70 mijë vende të punës, si dhe ka lënë të pashfrytëzuara afro 700 milionë euro para të ngrira nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. Muhamet Sadiku, profesor universitar, thotë se kjo mënyrë e privatizimit punëtorëve u ka sjellë papunësi, varfëri dhe humbje të shpresës për kohë më të mira.
“Përveç shumë të këqijave që ka sjellë kjo politikë e privatizimit, më e keqja është se paratë nga shitjet ende kujdestarohen nga të huajt, kinse për të pritur kërkesat e kreditorëve”, u shpreh ai. Kosova nëpërmjet këtij procesi ka krijuar fonde rreth 650 – 700 milionë euro, por ato ende mbeten të ngrira. Ndërkohë, sipas Sadikut, metoda e ‘spin-off’-it special ka dështuar tërësisht. “Në përgjithësi privatizimi, në vend që ta forcojë kohezionin social, atë e ka dëmtuar shumë”, th ai për “Kosova Sot”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











