Shkurt.ch
8. 7 miliardë orë pune të papaguara!
Nëse i gjithë ky vëllim pune do të kthehej në të holla do të nevojiteshin plot 400 miliardë franga për ta paguar
Në Zvicër gjatë vitit 2013 më shumë është shpenzuar kohë për punë pa pagesë se sa me pagesë. Është llogaritur se janë kryer plot 8.7 miliardë orë pune të papaguara, punë “gratis” ose vullnetare. Nëse i gjithë ky vëllim pune do të kthehej në të holla do të nevojiteshin plot 400 miliardë franga për ta paguar.
Siç bën të ditur Enti Federal i Statistikës, gjatë të njëjtës kohë janë realizuar 7.7 miliardë orë pune të paguar që është për 14% më pak se puna “gratis”.
Gratë kanë bërë pjesën më të madhe të punës së papaguar gjegjësisht 62 për qind të saj. Nga ana tjetër, afërisht këtë përqinje e kanë burrat te kategoria e punës që paguhet.
Është e kuptueshme, pjesa më e madhe e punës pa pagesë është bërë për punët e shtëpisë, në amvisni. Menjëherë pas saj vjen puna për përkujdesjen e fëmijëve dhe të moshuarve.
67 për qind e punës së papaguar është kryer në punët e shtëpisë (amvisnisë) që po të kthehej në të holla do të dilte një shumë prej 267 miliardave. Puna e kujdestarisë zë 23% të vëllimit të punës dhe “kushton” 93 miliardë franga ndërsa puna e vërtetë vullnetare përbën 10% ose, e kthyer në para, 41 miliardë franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” Gjeneva Ndërkombëtare po përballet me një nga sfidat e saj më serioze në dekada. Qyteti, i... -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin












