Shkurt.ch
8 mijë franga, një metër katror në Cyrih
Për shtatë vjet çmimet e pasurive të patundshme në Zurich janë rritur. Këtë vit për herë të parë raportohet për rënie çmimi të patundshmërive në qytetin më të madh zviceran.
Këto të dhëna u bënë publike pas analizave të shitjes së ndërtesave të banimit në shtatë vjetët e fundit. Në vitin 2008 një metër katror është shitur mesatarisht deri 5200 franga. Deri në vitin 2014, çmimi është rritur me 60 për qind, mesatarisht 8400 franga për metër katror.
Më të shtrenjta janë çmimet në qytetin e vjetër dhe në zonën periferike të quajtur Zürichberg, ku mesatarisht deri në 12 mijë franga është shitur një metër katror.
Çmimet më të favorshme janë në Langstrasse, në Sihlfeld, në Wipkingen ose Schwamendingen. Një metër katror kushton vetëm rreth gjysma sa është në lagjet e shtrenjta.
2015 ishte viti i parë në të cilin çmimet e patundshmërisë kanë shënuar rënie përsëri pas një rritjeje shtatëvjeçare, thuhet në njoftimin nga statistikat e qytetit të Cyrihut. Mesatarja aktualisht është 8000 franga për metër katror, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













