Shkurt.ch
85 milionë ndihma emergjente për azilkërkuesit e refuzuar
Shfrytëzuesit e ndihmave emergjente vijnë më së shumi nga shtete si: Nigeria, Tunizia, Serbia dhe Algjeria. Në 80 për qind të rasteve bëhet fjalë për meshkuj
Gjatë vitit të kaluar, 13720 azilkërkues me vendim negativ për të lëshuar Zvicrën kanë qëndruar marrë ndihma emergjente për mesatarisht 112 ditë secili. Këto ndihma kanë konsistuar në strehim, ushqim, veshje dhe sigurim bazë shëndetësor. Numri i personave të përmendur, në krahasim me një vit më parë ka qenë për 570 më i vogël, bën të ditur Zyra Federale për Migracion. Ky trend është i pari nga viti 2008 që tregon rënie.
Shfrytëzuesit e ndihmave emergjente vijnë më së shumi nga shtete si: Nigeria, Tunizia, Serbia dhe Algjeria dhe në 80 për qind të rasteve bëhet fjalë për meshkuj.
Nga azilkërkuesit të cilët gjatë vitit 2013 kanë marrë ndihma emergjente, 34 për qind janë kthyer në mënyrë të kontrolluar nga vendet e prejardhjes. Në fund të vitit 2013, 2356 persona që kanë marrë ndihma të tilla hyjnë në kategorinë e atyre që këtë e kanë bërë për një kohë ë gjatë.
Federata u ka paguar kantoneve nga 6095 franga për një azilkërkues. Marrë në tërësi gjatë vitit të kaluar për këtë destinim janë paguar 85.6 milionë franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













