Lajme
Votimi me postë në Zvicër: Zarfe që mbërrijnë vonë rrezikojnë të mos numërohen
Në Zvicër, shumica e mbi 5.6 milionë votuesve me të drejtë vote zgjedhin të votojnë me postë. Megjithatë, një problem i përsëritur po ngre shqetësime serioze: mijëra zarfe me vota mbërrijnë me vonesë dhe nuk përfshihen në numërim.
Paralajmërimi i postierit
Një punonjës poste, që ka preferuar të mbetet anonim, tregon se në komunitetin e tij pas çdo të diele zgjedhore mbërrijnë qindra zarfe të dërguara shumë vonë.
“Është për të ardhur keq që njerëzit marrin mundimin të votojnë, por votat e tyre nuk numërohen sepse i dërgojnë zarfit me vonesë,” thotë ai.
Ai u bën thirrje votuesve: “Dërgojini dokumentet tuaja të votimit në kohë të mjaftueshme!”
Afatet që duhet respektuar
Shërbimi postar në Zvicër rekomandon:
Dërgimi me A-Post (prioritar): jo më vonë se e enjtja para ditës së votimit
Dërgimi me B-Post (standard): jo më vonë se e marta para ditës së votimit
Sipas postierit, dërgesat B-Post mund të zgjasin deri në katër ditë për të mbërritur.
Ngarkesë e madhe për postën
Sipas Postës Zvicerane, rreth gjysma e votuesve votojnë me postë. Kjo nënkupton se mbi një milion zarfe me vota të plotësuara kthehen çdo herë drejt komunave.
Zëdhënësja e postës, Silvana Grellmann, thekson se: “Për shkak të volumit të madh, shërbimi postar duhet të angazhohet maksimalisht për të përballuar kthimin e zarfeve.”
Megjithatë, nuk ka një shifër të saktë se sa zarfe mbërrijnë me vonesë në nivel kombëtar.
Këshilla për votuesit
Për të shmangur që vota juaj të mos numërohet:
Dërgojeni zarfin sa më herët që të jetë e mundur
Kontrolloni oraret e zbrazjes së kutive postare
Sigurohuni që zarfi të arrijë në komunë para afatit përfundimtar
Për ata që vonohen, në shumicën e kantoneve ekziston mundësia e dorëzimit të votës drejtpërdrejt në qendrat e votimit deri në mesditën e së dielës zgjedhore.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Zvicër
-
Guy Parmelin thirrje për solidaritet në ditën botërore të të sëmurëve Në Ditën Botërore të të Sëmurëve, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, u bëri thirrje qytetarëve... -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
SWISS anulon fluturimet drejt Dubait pas tensioneve në Lindjen e Mesme -
SVP shpërndan statistika të gabuara: Gratë e huaja nuk janë më të dhunshme se burrat zviceranë -
Bletarët zviceranë duan që mbrojtja e pjalmuesve të përfshihet në kushtetutë












