Lajme
946 milionë euro nga tatimet dhe dogana
Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti kanë arritur t’i mbledhin rreth 946 milionë euro
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka bërë me dije se të hyrat doganore për periudhën janar-tetor gjatë këtij viti janë 684.3 milionë euro, apo 2 për qind më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetme.
“Të hyrat doganore në pikat kufitare kanë pasur një trend të rritjes progresive në krahasim me vitin e kaluar, por nuk ka qenë shumë e lartë”, është shprehur Stavileci, për Epoka e re.
ATK-ja, ndërkaq, në periudhën janar-tetor 2013 ka realizuar të hyra në vlerë prej 261.7 milionë euro. Blerta Nikqi, zyrtare për komunikim në ATK, ka bërë me dije se krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar, të hyrat e ATK-së në këtë periudhë janë më të mëdha për 25.9 milionë euro apo për 11 për qind.
Stavileci ka bërë me dije se pas rikthimit në pikat doganore 1 dhe 31, nuk është vërejtur ndonjë rast i madh i kontrabandimit të mallrave.
“Ka raste që tanimë janë sporadike, kryesisht nëpërmjet rrugëve sekondare. Dogana e Kosovës vetëm gjatë këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar, ka rritur të hyrat e përgjithshme për afër 2 për qind, pra kjo nuk do të ishte e mundur nëse kontrabanda do të rritej.
Nga kjo është e qartë se trendi i kontrabandimit është zvogëluar”, ka deklaruar Stavileci.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










