Lajme
97 % e fëmijëve në Kosovë e shfrytëzojnë internetin
“Rreth 26 për qind e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 10 për qind kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë”, thuhet në raportin e FIT
Rreziku i fëmijëve nga përdorimi i internetit në Kosovë konsiderohet shumë i lartë, përfshirë edhe ngacmimet seksuale që iu bëhen të miturve. Sipas disa statistikave që janë publikuar sot, e që bazohen në sondazhet në terren, 97 për qind e fëmijëve, nga mosha 9 deri 15 vjet, e shfrytëzojnë internetin.
Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë sot ka bërë prezantimin e të gjeturave nga hulumtimi për vlerësimin e gjendjes dhe impaktin e projektit “Promovimi i përdorimit të internetit në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme nga ana e fëmijëve”.
Hulumtimi është zhvilluar me 1300 respondentë, nxënës të moshës 9-15 vjeç, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, dhe Ferizaj.
Në bazë të këtij hulumtimi del se rreth 97 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë përdorues të internetit, ndërsa rreziku nga përdorimi i internetit konsiderohet të jetë i lartë.
“Rreth 26 për qind e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 10 për qind kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë”, thuhet në raportin e FIT.
Më tutje, 28 për qind e fëmijëve thuhet se janë ngacmuar përmes internetit gjatë 12 muajve të fundit. Prej tyre, 22 për qind pranojnë se nuk kanë bashkëbiseduar me asnjë të afërt për shqetësimet që i kanë pasur nga ngacmimet në internet.
Ndërsa sa i përket aktiviteteve më të pëlqyera në internet, fëmijët janë përgjigjur se më së shumti preferojnë përdorimit e rrjetit social Instagram dhe Youtube.
Pjesë e panelit prezantues ishin: Agim Bërdyna, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Teuta Zymeri drejtoreshë ekzekutive në Qendrën FIT, Genta Gagica përfaqësuese e Save the Children, dhe Anil Gashi, koordinator i Projekteve në Qendrën FIT.
Ndryshe, gjatë kësaj ceremonie u bë edhe lansimi i TV animacionit “Mos e Leni Profilin Tuaj Publik” i cili si synim ka ngritjen e vetëdijes për të rinjtë rreth privatësisë së tyre gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











