Shkurt.ch
Martin Schulz: Bashkimi Evropian kërcënon të shpërbëhet
Bashkimi Evropian kërcënon shpërbërjen dhe përkrahësit e saj duhet të luftojnë për ta ruajtur, tha kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt, përcjell albinfo.ch.
Sipas Martin Schulz, Bashkimi Evropian është në rrezik dhe tha se ka forca që kërkojnë ndarjen.
“Askush nuk mund të thotë se a mund të ekzistojë BE-ja në dhjetë vjetët e ardhshme. Ne duhet të luftojmë fort për të”, tha presidenti i Parlamentit Evropian.
Në një intervistë me Die Welt, Schulz nuk ka thënë saktësisht se çfarë kërcënon BE-në, por shumica e bisedës iu kushtua krizës së emigrantëve në vitin 2015, e cila goditi kontinentin evropian, veçanërisht unitetin dhe tolerancën në BE.
Schultz thotë më tej se BE-ja nuk ka alternativë, por shtoi se opsionet e tjera përfshijnë një Evropë në të cilën mbizotëron nacionalizmi, kufijtë dhe muret.
“Kjo mund të jetë katastrofale, ngase Evropa sërish do të çojë kontinentin tonë në katastrofë”, paralajmëron ai.
Dallimet e mëdha në qëndrimet brenda BE-së, kur është fjala për krizën e emigrantëve, veçanërisht mes kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është udhëheqëse e përpjekjes për të marrë sa më shumë sirianë dhe krerët e ish-shteteve lindore komuniste, të cilat janë kundër shpërdarjes në kuota të azilkërkuesve.
Duket gjithashtu se është kërcënuar dhe zona evropiane Shengen, për shkak se disa vende kanë kthyer kontrollet kufitare.
Schultz, megjithatë, beson se i vetëm asnjë vend nuk mund të përballet me sfida të tilla, si emigracioni, duke shtuar se kjo është e mundur vetëm si një Bashkim Evropian.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











