Shkurt.ch
Zviceranët kanë dhuruar 1.7 milion franga
Në vitin 2003donacionet e zviceranëve arrinin në një miliard franga ndërsa në vitin 2014 ato ishin shtuar për 70 për qind duke u bërë 1.7 miliard franga.
Qytetarët e Zvicrës gjatë vitit 2015 janë treguar më zemërgjerë, gjegjësisht kanë bërë më tepër donacione se një vit më parë. Orgaizatat e mëdha humanitare si WWF, Carita ose Glückskette janë shprehur të kënaqura me këtë zhvillim duke bërë bilancet vjetore.
«Viti 2015 ka qenë tepër i kënaqshëm. Ne kemi marrë shumë më shumë dhurata se sa që e kishim planifikuar», thotë përsrf.ch Beat Wagner nga Kryqi i Kuq i Zvicrës. Organizata e tij ka grumbulluar gjatë vitit 2015 rreth 45 milionë franga.
Edhe organizatat tjera jane shumë të kënaqura me rrjedhat në këtë drejtim.
Njëra ndër arsyet e rritjes së shumë së ndihmave që kanë dhënë zviceranët gjate vitit që po shkon, ka qenë fakti se kanë ndodhur katastrofa të mëdha natyrore si tërmeti shkatërrues në Nepal.
Dieter Wütthrich nga organizata humanitare HEKS thotë se njerëzit ë Zvicër janë gjithnjë të gatshëm që të tregohen zemërgjerë sidomos në rastet e katastrofave natyrore. Këtu vjen pastaj edhe kriza e refugjatëve, e cila ka dominuar kryetitujt e medieve.
Popullata e Zvicrës po tregon prej vitesh një trend të rritjes së gatishmërisë për të ofruar ndihma, donacione. Në vitin 2003donacionet e zviceranëve arrinin në një miliard franga ndërsa në vitin 2014 ato ishin shtuar për 70 për qind duke u bërë 1.7 miliard franga.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













