Shkurt.ch
Rega ka kryer 160 operacione, duke përfshirë edhe Kosovën
Rega për misionet e shpëtimit ka kryer 160 operacione gjatë festave të Krishtlindjes (që nga e enjtja deri të dielën). Ajo ka intervenuar në rastet e aksidenteve, sëmundjeve apo për këshilla në Zvicër dhe jashtë vendit.
“Edhe pse nuk ka pasur borë, thirrjet e shumta e kanë kapluar Rega –në”, shpjegohet në komunikatën zyrtare. Albinfo.ch njofton se kjo gjë ka ndodhur sidomos në Oberlandin e Bernese si dhe në Graubünden. Vetëm gjatë ditës së shtunë afro pesëdhjetë misione janë realizuar.
Në lidhje me ndërhyrjet jashtë vendit, Rega bën të ditur se edhe Kosova ka qenë e përfshirë në këto operacione. Albinfo.ch ka kontaktuar z. Rappaz, zëdhënësin për shtyp, për të njohur numrin e operacioneve të kryera në Kosovë. Gjatë festave të Krishtlindjes një numër i rëndësishëm i riatdhesimeve janë kryer sidomos në Ekuador, Maldive, Vietnam, Tajlandë, Oman dhe Kosovë. Sa i përket Kosovës, sipas z. Rappaz, Rega ka sjellë vetëm një person me avion mjekësor. Ai shpjegon se riatdhesimet me avion mjekësor kryhen në raste të veçanta dhe në bashkëpunim me trupin mjekësor në vend.
Cilat janë kushtet për të përfituar nga ky shërbim. Z. Rappaz thekson faktin se Rega nuk zëvendëson sigurimin shëndetësor dhe se nuk është një sigurim shëndetësor. Rega është një fondacion që përbush një mision publik, i cili funksionon falë donacioneve. 80% i buxhetit është i realizuar falë donacioneve dhe në shenjë falënderimi. Rega merr përsipër harxhimet, të cilat nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor. Sa për informatë, ju mund të lidheni me këtë shërbim dhe të përfitoni nga ai nëse bëni një donacion vjetor prej 30 frangash në vit individualisht, apo 70 franga për tërë familjen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













