Shkurt.ch
Zgjerohet zona e ndalimit të zjarreve dhe fishekzjarreve
Moti i thatë rrit rrezikun e zjarrit në pyje. Në Grisons ndalimi është zgjeruar në zonën Müstair si dhe në bregun e majtë të lumit Inn, Engadine, ka bërë të ditur kantoni të hënën në një deklaratë.
Ai paralajmëron kundër rrezikut të lartë të përhapjes së zjarrit në pyje, sidomos kur dihet se jemi në prag të festave që shënojnë kalimin në vitin e ri. Fishekzjarrët janë ndaluar gjithashtu. Në kantonin fqinj të Ticinosë çdo formë zjarri është e ndaluar.
Freiburgu gjithashtu kërkon kujdes, pasi që një zjarr pati shpërthyer të hënën pasdite në alpet “Schatters Schwyberg”. Një burrë 70-vjeçar mundohej të ndizte disa degë, por zjarri ka kapur drizin e thatë dhe është përhapur. Dhjetëra zjarrfikës në rajon janë detyruar të ndërhyjnë për të kontrolluar një zjarr që ishte përhapur mbi 150 m2.
Në Valais, autoritetet kanë bërë këtë paralajmërim për kujdes para Krishtlindjeve për shkak të mungesës së reshjeve dhe tokës së thatë. Rreziku i zjarreve në pyje është shënuar edhe në lartësi, në mungesë të mbulesës nga bora. Thatësira e tanishme, temperaturat e larta dhe erërat e ofruara lart rrisin më tej rrezikun, shkruan kantoni.
Të shtunën e kaluar një zjarr i vogël pati shpërthyer në një livadh prej 1.700 metra lartësi në St-Luc (VS). Zjarri ishte frenuar në sajë të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve. Ndërsa më 3 nëntor një zjarr tjetër kishte shpërthyer herët në një zonë të pyllëzuar pranë Brig (VS).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













