Lajme
Policët nga BE-ja ndihmojnë Maqedoninë për ta mbrojtur kufirin me Greqinë
Gjashtë vendet anëtare të BE-së dërguan policë dhe roja kufitare për të mbrojtur kufirin maqedonas me Greqinë nga kalimet ilegale të emigrantëve nga Irani, Maroku, Algjeria, Pakistani e Jemeni, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.Albinfo
Ata janë këtu për të mbrojtur Evropën nga emigrantët.
Dislokimi i Frontex në kufirin greko-maqedonas është vonuar më shumë se një muaj për shkak të refuzimit të Greqisë për të zbatuar marrëveshjet e arritura.
Aktualisht në Maqedoni po patrullojnë policë nga Hungaria, të pajisur me automjete dhe kamera termike dhe së bashku me policë maqedonas patrullonin kufirin maqedonas. Këtu janë policë nga Serbia, Kroacia, Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia. Detyra e tyre është për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.
Pala greke ka vetëm 6 policë në Frontex, ndërsa marrëveshja ishte për vendosjen e së paku 400 prej tyre.
Pasi ka ndryshuar politika e vendeve evropiane në aspektin e përzgjedhjes dhe regjistrimit të refugjatëve nga pikat e nxehta të luftës (Siri, Afganistan dhe Irak) dhe emigrantëve nga vendet e tjera, është rritur numri i përpjekjeve për të kaluar kufirin maqedonas me pasaporta të falsifikuara.
Për çdo ditë janë regjistruar në anën maqedonase të paktën 150 raste me pasaporta të falsifikuara.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










