Shkurt.ch
Frangu zviceran, do të dobësohet ose do të jetë stabil këtë vit?
Frangu zviceran këtë vit do të dobësohet ose do të stabilizohet, parashikon guvernatori i Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB), Tomas Jordan.
Banka Nacionale e Zvicrës para një viti kishte befasuar tregjet financiare me heqjen e kursit minimal të frangut zviceran në raport me euron, që ishte 1.20 për 3 vjet me radhë.
Ky veprim kishte forcuar frangun deri në 30 për qind në raport me euron, ndërsa në pjesën e dytë ishte stabilizuar në 1.08 franga kundrejt euros. Frangu i fortë ka dobësuar shumë kompani zvicerane dhe ekonomia kishte stagnuar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, përkujton Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Presim që frangu të mbetet me vlerën aktuale ose të dobësohet edhe më tutje. Nëse valuta zvicerane do të dobësohej më shumë, do të jetë shumë më mirë për ekonominë, eksporti do të ishte shumë më i mirë, ndërsa rritja ekonomike do të përshpejtohej. Nëse forcohet, do të ndodhë e kundërta“, përgjigjet guvernatori në një bashkëbisedim me SRF, në pyetjen për pritjet për ekonominë në vitin 2016.
Në dhjetor Banka Nacionale e Zvicrës ka futur norma negative të interesit, dhe guvernatori të premten e mbrojti këtë veprim në një intervistë për televizionin zviceran SRF.
Në intervistën e së shtunës në radion zvicerane, megjithatë ai e ka interpretuar ndryshe. “Me normat negative të interesit ne jemi të gatshëm për të ndërhyrë në tregun valutor. Të dy masat duhet lehtësuar presionin mbi frangun dhe për të ndihmuar dobësimin edhe më tutje”.
I pyetur për cilin nivel të ndërhyrjes bëhet fjalë, Jordani u përgjigj: “Pas heqjes së normës minimale, ne ishim dëshmitarë të një forcimi shumë të fortë të frangut. Ndërkohë ishte dobësuar“.
Ai shtoi se Banka Nacionale e Zvcrës pa dyshim nuk ka përcaktuar normën minimale. “Ne nuk e ndjekim vetëm euron, por situatën me valutat në përgjithësi”, tha Jordan.
Ai përsëriti se frangu zviceran është tepër i fortë, sidomos ndaj euros, por shtoi se ruajtja e normave minimale do të sjellë më shumë dëme se sa dobi.
“Ne jemi të bindur se pa këtë vendim, pasojat do të kishin qenë edhe më të këqija”, shpjegoi kreu i Bankës Nacionale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











