Shkurt.ch
Frangu i fortë: Punëtorët me orar të shkurtuar nga 12 në 18 muaj
Firmat do të marrin frymë më lirshëm për të ruajtur vendet e punës. Këshilli Federal ka zgjatur periudhën maksimale të kompensimit për firmat nga puna me orar të shkurtuar. Nuk do të jetë më 12, por 18 muaj. Kështu, firmat zvicerane do të kenë mundësi për t’iu përshtatur gjendjes së vështirë të tregut.
Në fund të nëntorit ministri i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann, kishte paralajmëruar se do të zgjasë periudhën e punës me orar të shkurtuar.
Me zgjatjen e periudhës së kompensimit, Këshilli Federal ka për qëllim t’u ofrojë më shumë kohë kompanive të prekura nga frangu i fortë zviceran, që të përshtaten me gjendjen e vështirë dhe fillimin e hapjes së tregut, duke ruajtur vendet e punës në Zvicër.
Deri në fund të tetorit të vitit të kaluar, rreth 5,300 punëtorë ishin të prekur në rreth 400 kompani nga puna me orar të shkurtër. Rregullorja aktuale do të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2016 dhe do të përfundojë më 31 korrik 2017.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












