Shkurt.ch
Lucerni do të kujdeset vetëm për azilkërkuesit
Kantoni i Lucernit nga 2017-a do të kujdeset vetëm për refugjatët dhe azilkërkuesit e pranuar. Kështu, organizimi i azilit dhe refugjatëve do të thjeshtohet, thuhet në një njoftim, përcjell albinfo.ch.
Në dhjetor të vitit 2015 Caritas kishte informuar se pas negociatave me Kantonin e Lucernit nuk kishin arritur asnjë marrëveshje për një kontratë të re nga 2017.
Autoritetet kantonale kanë bërë të ditur se kishin vendosur që të mos shpallin ndonjë tender publik që të gjejnë një organizatë që do të kujdesej për refugjatët e tyre.
Sipas Erwin Roos, sekretar i departamenteve për shëndetësi dhe çështje sociale, thotë se me këtë vendim do të “shpëtojnë disa qindra-mijëra franga”.
Caritas tashmë ishte i detyruar të heqë dorë nga kujdesi për azilkërkuesit në këtë kanton që nga fillimi i 2016-ës.
Caritas ishte kujdesur për refugjatët që nga viti 1987. Në çështjet e azilit kishin punuar rreth 70 njerëz në Caritas.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














