Shkurt.ch
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës: Zbatimi i iniciativës për dëbimin e të huajve prek shqiptarët
Më 28 shkurt 2016 mbahet referendumi në nivel të Zvicrës për kërkesën e SVP-së për zbatimin e iniciativës për dëbimin e të huajve.
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës thotë në një njoftim se kërkesa e shtruar nga partia SVP-UDC, që ka të bëjë me të huajt, më së shumti godet shqiptarët.
“Nëse kjo pyetje merr përgjigje pozitive, atëherë të huajt, edhe pse të lindur në Zvicër, edhe pse me leje të përhershme qëndrimi (C), mund të dëbohen nga Zvicra edhe për vepra të lehta të kundërligjshme. Si për shembull, për veprat që mund të bëhen në trafikun rrugor”, thuhet në një njoftim të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, i cili ka shprehur shqetësimin me aprovimi i këtij propozimi që, sipas tyre, do të shkaktojë pasoja të rënda dhe të pariparueshme për shumë shqiptarë që ende nuk kanë marrë shtetësinë zvicerane.
Madje, sipas tyre, do të ketë pasoja edhe për vetë shtetin e Zvicrës në raportet e saj ndërkombëtare.
“Propozimi në fjalë është në kundërshtim direkt me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që për pasojë mund të ketë tërheqjen e Zvicrës apo përjashtimin e saj nga kjo Konventë”, thuhet më tutje nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës.
Kjo do ishte hera e dytë në historinë e Evropës që një shtet braktis këtë konventë.
Hera e para ka ndodhur me Greqinë në vitin 1974, kur atje ndodhi grusht shteti ushtarak.
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës tha se është në interesin e të gjithëve që kjo iniciativë të refuzohet.
Për këtë arsye Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, krahas edhe organizatave të tjera, sindikatave, shoqatave dhe disa partive politike, e ka ftuar elektoratin shqiptar të votojnë kundër kësaj iniciative.
Si votohet? Shikoni këtu! http://www.cageneve.ch/Faqet%20Shqip/sq8.htm
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













