Shkurt.ch
«Credit Suisse», në humbje
Banka zvicerane "Credit Suisse" ka raportuar humbjen e parë vjetore që nga viti 2008.
“Kushtet e tregut në janar të 2016-ës mbeten sfiduese dhe ne presim që tregjet të vazhdojnë me të njëjtin ritëm në gjithë pjesën tjetër të tremujorit të parë të vitit 2016 për shkak të problemeve makroekonomike që janë ende të pranishme”, tha CEO i Credit Suisse, Tisa Thiam, i cili mori detyrën në korrik, njofton “Reuters, përcjell albinfo.ch.
Banka e dytë më e madhe zvicerane kishte parashikuar një humbje neto për vitin 2015 prej 2.94 miliardë frangash zvicerane (2.92 miliardë dollarë), e cila është shumë më keq se humbja mesatare e vlerësuar me 2.12 miliardë franga nga analistët e anketuar nga “Reuters” .
Siç vuri në dukje, banka kishte ndarë 3.8 miliardë franga për lehtësim në tremujorin e katërt si pasojë e drejtimit të ri strategjik që mori Thiami, duke u përqendruar më shumë në menaxhimin e mirëqenies dhe më pak në investimet bankare.
Në tetor Thiami filloi ristrukturimin më të madh të “Credit Suisse” në dekadën e fundit. Ai tërhoqi 6 miliardë franga nga investitorët për të forcuar menaxhimin e biznesit, duke kufizuar investimet bankare dhe duke shkurtuar vendet e punës.
Pak më shumë se katër muaj pas publikimit të strategjisë shumë analistë nuk ishin të sigurt se si “Credit Suisse” do të arrijë objektivat e saj të rritjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












