Shkurt.ch
240 fëmijë refugjatë janë zhdukur në Zvicër
Është një fat tragjik i qindra fëmijëve të refugjatëve në dy vjetët e fundit. Të gjithë vetëm, pa familjet e tyre, kishin udhëtuar për në Evropë – tani nuk kanë lënë asnjë gjurmë.
Sipas autoritetit të policisë evropiane „Europol“, më shumë se 10.000 fëmijë të pashoqëruar refugjatë janë zhdukur në vendet evropiane në 24 muajt e fundit.
Pjesë e kësaj është edhe Zvicra. Siç ka raportuar “10vor10”, në katër vjetët e fundit në këtë vend janë zhdukur një total prej 240 azilkërkuesish të vegjël.
Vetëm vitin e kaluar, sipas Sekretariatit të Shtetit për Migrim, 76 fëmijë të pashoqëruar kanë kërkuar azil në Zvicër. Kjo është pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2014 (47). Shumica prej tyre gjatë procedurave të azilit janë zhdukur.
Organizatat që ndihmojnë refugjatët shprehin shqetësimin në lidhje me këtë zhvillim.
“Secili prej këtyre rasteve është një tragjedi njerëzore dhe e papranueshme”, ka thënë një zëdhënës i tyre për “10vor10”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












