Shkurt.ch
Zvicra vendos të mos i kthejë refugjatët në Hungari
Fjala është për ata azilkërkues të cilët në zonën e Shengenit kanë hyrë përmes Hungarisë, dhe të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil nga autoritetet zvicerane
Gjykata Administrative Federale deri në një vendim tjetër nuk do të kthejë mbrapsht azilkërkuesit nga Zvicra në Hungari. Një vendim të tillë e kanë marrë njëzëri 28 gjyqtarë të të dy seksioneve të azilit në këtë gjykatë, njofton përgjegjësi për komunikim i kësaj gjykate, duke vërtetuar kështu një raportim të gazetës NZZ.
Fjala është gjithnjë për ata azilkërkues të cilët në zonën e Shengenit kanë hyrë përmes Hungarisë, dhe të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil, bërë Sekretariatit Shtetëror për Migracion. Në këtë mënyrë, ata e fitojnë të drejtën e qëndrimit të përkohshëm në Zvicër.
Siç dihet, Hungaria vitin e kaluar kishte ngritur përgjatë kufirit të saj me Serbinë dhe Kroacinë një gardh qindra kilometrash për të penguar hyrjen e refugjatëve. Po ashtu ajo dënon me burg deri në pesë vjet kalimin ilegal të kufirit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














