Shkurt.ch
10.000 franga, mesatarja e pagës së nëpunësve federalë
Mesatarja vjetore e pagave të tyre është 121.533 fraga, që i bie pak më shumë se 10.000 franga në muaj
Në raportin mbi politikën e personelit të cilin e ka publikuar së fundi Këshilli Federal, mund të shihet se sa fitojnë nëpunësit në nivel federate dhe sa janë rritur shumat që atyre u jepen si kompensim në rastet e braktisjes së vendit të punës
Ndonëse gjatë vitit të kaluar pagat e kësaj kategorie janë rritur vetëm për 0.1% dhe po kaq është rritur edhe kompensimi për mbulimin e shtrenjtimit të çmimeve, në kontot e këtyre nëpunësve janë shtuar mesatarisht nga 421 franga (për një vit), shkruan blick.ch.
Dhe mesatarja vjetore e pagave të tyre është 121.533 fraga, që i bie më shumë se 10.000 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Në këtë mesatare janë përfshirë edhe kompensimet e kuadrove të shkallës më të lartë, por nuk janë llogaritur shtesat dhe premitë e performancës.
Por, ndërkohë që te vetë paga nuk ka pasur përparime të mëdha, nëpunësit janë shpërblyer zemërgjerësisht me shtesat për kompensim në rastet e ndërrimit të vendeve të punës. Kështu, nëqoftëse në vitin 2014 për 35 raste të tilla janë paguar 1.38 milion franga, në vitin 2015 për 38 raste janë paguar afër dyfishi, gjegjësisht 3.12 milionë franga. Mesatarja e kësaj pagese ka qenë rreth 80 mijë franga për secilin rast, gjegjësisht më shumë se dyfishi i vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












