Shkurt.ch
Parlamenti nuk arrin pajtim për kompensimin e “Verdingkinder”
Ajo që edhe pas konsultimeve ka mbetur ende e kontestuar ka qenë lartësia e shumave që do të jepen si kompensim
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka trajtuar në sesionin e saj të të martës iniciativën për kompensimin. Ajo kërkon që të ashtuquajturit “Verdingkinder”, (fëmijë të trajtuar si robër) dhe viktimat tjera të masave të dhunshme të kujdestarisë, të marrin një kompensim për vuajtjet e pësuara.
Ajo që edhe pas konsultimeve ka mbetur ende e kontestuar ka qenë lartësia e shumave që do të jepen si kompensim, raportojnë mediat zvicerane. Iniciativa ka kërkuar që shteti të ndajë 500 milionë franga për këtë qëllim ndërsa kundërpropozimi nga autoritetet ka qenë për 300 milionë.
Gjatë debatit në parlament, shumë nga folësit janë shprehur të prekur nga vuajtjet e dhembja që kanë përjetuar këta fëmijë dhe të rinj. Ndonëse kompensimi i vërtetë i asaj çfarë ata kanë humbur nuk mund të realizohet kurrë, ajo që mund të bëhet është pranimi i padrejtësisë që u është bërë atyre nga shteti. Ministrja Sommaruga u ka kërkuar falje atyre në emrin e institucioneve shtetërore.
Kundër kompensimit material në këtë sesion janë shprehur grupi parlamentar i SVP/UDC-së dhe një pjesë e deputetëve të FDP/PLR-së.
Vendimi përfundimtar pritet të merret sot.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












