Shkurt.ch
Me iniciativë, kundër dënimit të “raser”-ëve!
Dënimi më i ulët që mund të jepet, ai me marrje të patentshoferit për dy vjet nuk krijon siguri më të madhe në komunikacion, thonë nismëtarët
Ngasësit eksesivë te veturave (emërtimi gjermanisht: Raser) në gjithë Zvicrën ka vite që janë në fokus të opinionit për shkak të aksidenteve që shkaktojnë në trafik, shpesh edhe me pasoja fatale. Për këtë arsye për ta vazhdimisht janë kërkuar dënime shembullore, nga të cilat do të merrnin mësim ata vetë dhe te tjerët.
Por, një iniciativë popullore që ka dalë së fundi e kërkon të kundërtën. Një shoqatë në Zvicrën Frankofone ka dalë me nismën që “raserët” të mos dënohen kaq rëndë. Atyre aktualisht mund t`u shqiptohet minimalisht një vit burg me kusht., shkrujanë mediat zvicerane Prandaj shoqata kërkon që të ulen dënimet e pashembullta për shkelje të vogla në trafik, çfarë parasheh programi i ri për sigurinë në trafik “Via Secura”.
Dënimi më i ulët, si ai me marrje të patentshoferit për dy vjet nuk krijon siguri më të madhe në komunikacion, thonë nismëtarët, transmeton albinfo.ch. Prandaj ata mendojnë që gjyqtarët me rastin e gjykimit për delikte të tilla të kenë më tepër hapësirë veprimi.
Për të sjellë këtë iniciativë në votim, nevojitet që brenda një viti e gjysmë të grumbullohen 100 mijë nënshkrime të vlefshme.
Aktualisht iniciativa nuk e ka mbështetjen e asnjë partie. Megjithatë në komitetin iniciator janë dy deputetë nacionalë: Jean-Luc Addor (SVP/VS) dhe Fabio Regazzi (CVP/TI).
Komiteti deri tash nuk ka mundur fare të zë hapësirë në Zvicrën gjermane.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












