Shkurt.ch
Universiteti ETH i Cyrihut, i 19-ti në botë
Nga universitetet tjera zvicerane, më së larti është radhitur universiteti politeknik i Lozanës (EFPL), gjegjësisht në vendin e 48-të
Në një ranglistë të re të universiteteve më prestigjioze të botës, Universiteti Teknik i Cyrihut ETH, radhitet në vendin e 19-të. Është interesante se në krahasim me vitin e kaluar ky universitet ka “rrëshqitur” për katër vende më poshtë por edhe kështu është universiteti i radhitur më së larti nga të gjitha universitetet e Evropës Kontinentale.
Ndërsa në Britaninë e Madhe janë dy universitetet e njohura tradicionale: Oksfordi dhe Kembrixhi ato që i dalin përpara universitetit të njohur nga Cyrihu, shkruan revista “Times Higher Education”. E universiteti që zë vendin e parë në botë në këtë ranglistë është universiteti i njohur amerikan, Harvard
Katër vendet që ETH i ka humbur këtë vit, janë zënë nga universitetet aziatike, transmeton albinfo.ch.
Nga universitetet tjera zvicerane, më së larti është radhitur universiteti politeknik i Lozanës (EFPL), gjegjësisht në vendin e 48-të.
“Times Higher Education” për përpilimin e kësaj rangliste ka anketuar më shumë se 10 mijë shkencëtarë nga 133 vende të botës.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













