Shkurt.ch
Dy të tretat e zviceranëve pro marrëveshjeve me BE-në
Shumica e zviceranëve janë kundër zbatimit konsekuent të iniciativës për migrimin masiv pasi që kjo nënkupton heqjen dorë nga marrëveshjet bilaterale me BE-në
Sikur populli të mund të vendoste me votën e tij në mes të marrëveshjeve bilaterale me BE-në dhe Iniciativës kundër migrimit masiv, dy të tretat do të votonin për të parën, shkruajnë mediat zvicerane.
Këtë e ka konstatuar një sondazh i realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS Bern dhe Universitetit të Gjenevës, transmeton albinfo.ch.
Sipas sondazhit, shumica e zviceranëve janë kundër zbatimit konsekuent të iniciativës në fjalë pasi që një zbatim i tillë nënkupton heqjen dorë nga marrëveshjet bilaterale me Bashkimin Evropian dhe kjo e vë në rrezik serioz Zvicrën dhe vlerat e saj.
Sondazhi ka qenë pjesë e Vox-Analizës që GFS Bern e ka realizuar me rastin e votimeve të 28 shkurtit të këtij viti. Siç dihet, më 28 shkurt, veç tjerash qe hedhur në votim Iniciativa për zbatim (të iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë) e SVP/UDC-së, e cila është hedhur poshtë me 60 për qind të votave.
Kjo analizë kishte treguar veç tjerash se mbështetja e iniciativës për zbatim kishte pësuar rënie në radhë të parë te shtresat më të arsimuara të popullit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












