Shkurt.ch
Zviceranët, qiramarrësit më të mëdhenj të banesave në Evropë
Gati 56 për qind e të gjithë zviceranëve, sipas Eurostat, jetojnë në apartamente me qira, në vend që t’i blejnë ato. Bëhet fjalë për shifrën më të lartë në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Gjermania vjen menjëherë pas Zvicrës, me 48 për qind. Më së paku jetojnë me qira në Rumani: 96 për qind e banorëve kanë shtëpitë e tyre.
Qiramarrësit zviceranë japin pothuajse 24 për qind të të ardhurave të disponueshme për qiratë e tyre të banimit. Më së shumti japin për qira në Greqi – një e treta e të ardhurave, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch.
Qiratë e shtrenjta janë në zonat metropolitane, të tilla si: Cyrih, Bazeli dhe Gjeneva.
Në kthim, qiramarrësit zviceranë mund të gëzojnë standarde relativisht të larta. Por, më pak sa i përket fushës ligjore.
“Sa i përket sigurisë, nuk është e mirë për qiramarrësit zviceranë”, thotë Barbara Steenbergen, nga Shoqata evropiane e qiramarrësve.
Qiramarrësi, për shembull, në Suedi, Austri dhe Republikën Çeke njoftohet tre muaj më herët për ta lëshuar banesën. Në Danimarkë mund të varet nga arsyeja e ndërprerjes së kontratës, periudha e njoftimit zgjat dymbëdhjetë muaj. Në Gjermani kjo varet nga kohëzgjatja e qirasë dhe shkon nga tre deri në nëntë muaj, thotë Steenbergen. Përveç kësaj, dispozitat ligjore vështirë zbatohen si për pensionistët, ashtu edhe për prindërit e divorcuar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














