Shkurt.ch
Fshati i milionerëve zviceranë refuzon të pranojë refugjatë
Një nga fshatrat e Zvicrës, Oberwil-Lieli, në Kantonin Argau, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Fshti ishte në fokus për shkak se ka refuzuar të pranojë 10 refugjatë, ndërsa si për pasojë ka vendosur të paguajë një gjobë më shumë se 260,000 euro. Andreas Glarner, kryetar i komunës, nuk ka pranuar të plotësojë kuotën kur është fjala për të strehuar njerëzit që janë larguar nga zonat e prekura nga lufta.
Vendësit e fshatit zviceran të Oberwil-Liel, në një referendum votuan “jo” për vendimin nëse do të pranojnë refugjatë. Arsyeja për këtë është vendimi i tyre se ata besojnë se refugjatët nuk do të përshtaten në mjedisin e tyre.
Qeveria zvicerane së fundi miratoi një ligj që kërkon të pranojë 50.000 refugjatë nga vendet e huaja, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.
Në këtë mënyrë, fshati zviceran, në fakt, ka shkelur ligjin, sepse ka refuzuar të pranojë dhjetë persona, kështu që do të paguajë një dënim prej më shumë se 260.000 euro.
Një nga vendësit, i cili dëshiron të mbetet anonym, thanë për MailOnline se nuk duan refugjatë.
„Ne kemi punuar shumë që të kemi një fshat të mrekullueshëm, që nuk duam askënd të prishë”, thotë një banor anonim.
Oberwil-Lieli numëron rreth 2200 banorë. Komuniteti qëndron në kantonin Aargau, mes Unterlunkhofen dhe Berikon. Nuk ka liqe as Alpet nuk i ka afër. Një fshat i pasur, në të cilin jetojnë 300 milionerë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













