Shkurt.ch
Përplasen Ph. Müller me D. Burkhalter për eritrejanët
Në Parlamentin zviceran ka pasur një përplasje të ashpër mes Philipp Müller (PLR) dhe Didier Burkhalter (PLR) në dosjen e Eritresë
Parlamenti zviceran të hënën ka filluar sesionin e tretë, duke shënuar në mënyrë të veçantë një shkëmbim të ndezur mes Këshilltarit federal, Didier Burkhalter (PLR) dhe ish-kryetarit të partisë së tij, Philipp Müller.
Të mërkurën Parlamenti gjithashtu ka dhënë dritën e gjelbër për një kredi prej 438.5 milionë frangash zvicerane për të ndihmuar Gjenevën, ndërsa ekspertët janë mandatuar për të përcaktuar nëse të hyrat e parlamentarëve janë të justifikuara. Ndërsa, një ditë më parë, legjislacioni për duhanin ishte dërguar në Këshillin Federal.
Debati u animua kur tema e Eritresë u paraqit.
“Jo, problemi i eritrejanëve nuk është aq i thjeshtë”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Didier Burkhalter, për t’iu përgjigjur pyetjes së kolegut të tij, Philipp Müller.
Ish-presidenti i PLR-së, Philippe Müller, kërkoi që Zvicra të negociojë me Eritrenë, në mënyrë që të kthehen më shumë qytetarë të saj. “Ne duhet të shkojmë në vend për të biseduar me ministrat e tyre, sy për sy, sepse ata nuk janë budallenj, atyre duhet t’u jepet mundësia për të folur me ne”, pati deklaruar ai.
Dhe, aty për aty, z. Burkhalter i përgjigjet: ‘Eritreja duhet të jetë dakord, sepse ne nuk mund ta bëjmë vetëm një gjë të tillë… Unë nuk jam këshilltar federal i Eritresë. Mos u bëni naiv… Ne nuk duam të jemi të instrumentalizuar, duhen disa kushte për një vizitë të tillë’.
Ministri pastaj tha se është i “tronditur” dhe i “zemëruar” me propozimin e kolegut të tij të partisë për të shkuar atje dhe për t’i vizituar burgjet: “Ka 10 vjet që CICR nuk arrin të hyjë në burgjet eritrejane… A jeni i vetëdijshëm për atë që po thoni? Ne duhet të shkojmë atje, të shikojmë si shkojnë gjërat, t’u japim disa milionë pa pyetur asgjë? Dhe, pastaj të pranojmë se mund t’i kthejmë njerëzit? Ka rrezik që këta njerëz të zhduken në ato burgje dhe që askush të mos dijë asgjë për ta”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












