Shkurt.ch
Premitë e sigurimeve shëndetësore, gjithnjë më të shtrenjta
Që nga viti 2007 premitë janë rritur me gati 4 për qind në vit. Subvencionimi (Prämienverbilligungen) i premive u rrit në të njëjtën kohë, por vetëm 3 për qind, dhe është në dispozicion për shumë më pak njerëz në Zvicër.
Subvencionet për premitë e sigurimeve shëndetësore (Prämienverbilligungen) i paguan qeveria federale dhe kantonet për ata që nuk janë në gjendje të paguajnë sigurimet shëndetësore. Kryesisht familjet dhe pensionistët janë të prekur. Por, statistikat tregojnë se gjithnjë e më pak njerëz marrin subvencione. Dhe, madje edhe ata që marrin subvencione, tani po paguajnë më shumë.
Siç raporton SRF, në vitin 2016 pritet që 18 kantone të figurojnë në minus.
Aargau: 8 milionë franga më pak
St.Gallen: 6.5 milionë franga më pak
Bazel: 8.4 milionë franga më pak
Wallis: 12 milionë më pak
Berna: 20 milionë më pak
Thurgau 10 milionë franga zvicerane më pak
Lucerni: 1.2 milionë më pak
Qeveria federale dhe kantonet paguajnë rreth 4 miliardë franga për subvencinim të sigurimeve shëndetësore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













