Kultura
Die Presse: Elbenita Kajtazi, një emër që duhet mbajtur në mend
Gazeta prestigjioze e Austrisë “Die Presse” në artikullin e saj kushtuar këtij festivali, shkruan se Elbenita Kajtazi është njëra nga dymbëdhjetë emrat që duhet mbajtur në mend.
Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi së fundmi është prezantuar në koncertin final të programit “Young Singers Project” të festivalit “Salzburger Festspiele”. Për vokalin shumëngjyrësh, energjinë dhe prezantimin e zërit në formën më të mirë shprehëse, ajo është vlerësuar lartë nga mediat austriake.
Gazeta prestigjioze e Austrisë “Die Presse” në artikullin e saj kushtuar këtij festivali, shkruan se Elbenita Kajtazi është njëra nga dymbëdhjetë emrat që duhet mbajtur në mend.
Sidoqoftë disa nga emrat e këtij viti (lista në këtë rast është e paplotë) duhet patjetër t’i mbajmë mend. Në këtë rast mund të përmendim sopranon kosovare, Elbenita Kajtazi, e cila ka lindur dhe është formuar muzikalisht në qytetin e Mitrovicës (ky është qyteti i ndarë në veri të Kosovës, i cili në rastin tonë prodhon lajme të mira).
Ajo, duke kënduar arien e Adines „Prendi, per me sei libero“ nga opera “Elisir d’amor” e Gaetano Donizetti, bëri prezantimin vokal më shumëngjyrësh të mbrëmjes. Me këtë arie ajo kishte zgjedhur edhe pjesën e duhur ku prezantimi i zërit ishte në formën më të mirë shprehëse dhe plot ngjyra, duke filluar nga një “Forte” plot energji dhe e mbështetur mirë, e cila edhe në notat e larta nuk erdhi e sforcuar dhe e mprehtë, e duke vazhduar më pas me nje Piano të ngrohtë dhe me një intonim të saktë”, shkruan ndër të tjera gazeta austriake, përcjell albinfo.ch.
Sigurisht, se ky vlerësim ka domethënie të madhe edhe për vet karrierën e sopranoj Kajtazi. “Ndihem jashtëzakonisht e lumtur që në njërën nga gazetat më të njohura këtu në Austri, “Die Presse” marr një kritikë kaq të mirë dhe mbi të gjitha përmendet edhe ndarja e qytetit tim Mitrovicës”, ka thënë ajo njofton albinfo.ch.
Sopranoja nga Kosova, është soliste e shtëpisë së njohur operistike “Deutsche Oper Berlin” e cila viteve të fundit është duke bërë karrierë në vende të ndryshme të Evropës.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













