Lajme
Artistët shqiptarë: Mos ma prek Valbonën
Artistë nga mbarë trojet shqiptare janë bashkuar për të protestuar kundër hidrocentraleve që rrezikojnë shkatërrimin e zonës së Valbonës, që është një vend shumë turistik në Shqipëri
Artistë të shumtë të mbështetur nga qindra të rinj vendas, por dhe nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në qendrën e Parkut Kombëtar me një qëllim të përbashkët: Ta ruajmë Valbonën, jo ndërtimit të HEC-eve, shkruan albinfo.ch.
Koncerti-protestë i organizuar nga artistet Eda Zari e Elina Duni, përkrahur më pastaj nga rok-bendi i famshëm kosovar Jericho, Genc Salihu, Dj Oda, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Linda Rukaj, Kamela Islamaj, Marsela Cibukaj, Emilian Dhimo, Ermal Rodi, Olsa Papalindi e Alban Nimani, kanë kënduar kundër hidrocentraleve që rrezikojnë shkatërrimin e zonës.
Parku Kombëtar i Valbonës në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës dhe ka një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.
Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, Lumi i Valbonës përshkon 65 km dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












