Lajme
Modeli dual zviceran i arsimit, të zbatohet edhe në Kosovë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga Kosova, Arsim Bajrami, po qëndron në Cyrih të Zvicrës, ku po merr pjesë në disa takime të rëndësishme për rolin dhe ndikimin e teknologjisë inovative në fushën e arsimit dhe ngritjen e cilësisë.
“Ministri Bajrami foli për reformat e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë rreth orientimit të të rinjve tanë drejt arsimit dhe aftësimit profesional, i cili realisht ofron mundësi më të mira për punësim të të rinjve, e që janë pjesa më vitale e shoqërisë sonë”, thuhe në një komunikatë të Ministrisë kosovare të Arsimit.
Më tutje thuhet në njoftim se ministri Bajrami mori mbështetje të plotë nga Qeveria e Zvicrës për të aplikuar modelin dual të Zvicrës në Kosovë, model ky që nënkupton lidhjen e shkollës me kompani të ndryshme të biznesit.
“Ky model është më se i nevojshëm për ne në Kosovë, sepse krahas njohurive teorike, nxënësve u mundëson përfitimin e shkathtësive praktike në ato kompani ku mund të përfshihen”, tha ministri Bajrami, përcjell albinfo.ch.
Ministri kosovar i Arsimit tha se një përvojë e tillë vlerësohet shumë e nevojshme edhe për kërkesat e tregut të punës, ku kompanitë përkatëse kanë mundësi edhe të njihen nga afër me shkathtësitë e nxënësve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














