Lajme
Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë
Në aeroportet në Maqedoni nga muaji në muaj numri i udhëtarëve po rritet. Në tri të katërtat e këtij viti është regjistruar një rritje prej 17 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 1,382,714 njerëz të transportuar.
Aeroporti i Shkupit për nëntë muaj ka shënuar një rritje prej 11% në numrin e ngritjeve dhe uljeve, një total prej 13 mijë e 9 fluturime, përcjell albinfo.ch.
Aeroporti ofron fluturime direkte në 33 destinacione: Eindhoven, Barcelona, Basel, Beograd, Berlin, Bratislavë, Bruksel, Këln, Kopenhagë, Doha (nga 1 janar), Dortmund, Dubai, Frankfurt, Gothenburg, Hanover, Stamboll, Pragë, Lubjanë, Londër, Malmo, Milano, Mynih, Nuremberg, Oslo, Paris, Romë, Stokholm, Venice, Vjenë, Zagreb, Zurich, Friedrichshafen, Hamburg.
23 nga numri i përgjithshëm i destinacioneve janë të ofruara nga “Wizz Air”, kompania hungareze ajrore me kosto të ulët, të subvencionuar nga Qeveria e Maqedonisë.
Destinacioni më i frekuentuar është ende Stanbolli, pastaj vjen Zurich, Vjena, Baseli, Malmö dhe Londra. Interesim i madh ka edhe për Barcelonën dhe Dubai.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












