Lajme
Shqipërisë mund t’i shtohen 25 mijë të papunë
Mbi 25 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, rrezikojnë të mbeten pa punë. Komisioni i posaçëm i parlamentit italian ka miratuar ndryshimet ligjore, sipas të cilave pengohet funksionimi i Call Center-ve në vendet jashtë Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria, shkruajnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Neni 35 parashikon vendosjen e rregullave të rrepta për sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia. Nga ana tjetër, ligji specifikon se qytetari duhet të informohet nga operatori se nga cili vend po komunikon, dhe në rast se nuk e bën këtë, gjoba e paracaktuar arrin vlerën e 150 mijë eurove. Për më tepër, në rast se qytetari informohet se operatori lokalizohet në një vend jashtë Unionit, ai ka të drejtë të kërkojë një operator tjetër, që gjendet brenda Bashkimit Evropian.
Siç raporton abcnews, me paketën e re, sipërmarrësit italianë kanë disa mundësi për të vendosur për lokacionin e bizneseve filiale, por më favorizuese duken vende të tilla, si Rumania dhe Sllovenia, të cilat janë shtete të BE-së, por kanë taksa shumë më favorizuese se Italia.
Për Shqipërinë ky është lajm i rëndë, pasi numri i qendrave telefonike në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014. Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tri Call Center-at më të mëdha në vend. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj dhe dyfishohen për menaxherët.
Ligji i ri pritet të marrë edhe votën përfundimtare të Senatit më 6 dhjetor.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












