Lajme
Ndriçohet Prishtina
Prishtina është gati për festat e fundvitit, derisa sheshet kryesore u ndriçuan të premten mbrëma
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është gati për festat e fundvitit. Sheshet kryesore janë ndriçuar me drita, derisa u lëshuan zyrtarisht të premten mbrëma, raporton albinfo.ch.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte prezent edhe në ndezjen e dritave të bredhit në qendër të qytetit.
E për këtë fundvit Ahmeti përveç që ka uruar të gjithë, ai ka shprehur edhe një dëshirë. “Dritat u ndezën! Fëmijë nga krejt Kosova: Enjoy dhe urime festat e fundvitit. P.S. veç edhe pak borë me ra”, thuhet në postimin e tij.
Në qendër të Prishtinës gjithashtu zyrtarët në këto ditë të ftohta mund të ngrohen në Festivalin ‘Verë n’Dimën’, ku ofrohen pije të ndryshme alkoolike dhe jo-alkoolike. Sigurisht se Prishtina është gati të presë edhe shqiptarët e diasporës.
Prishtina ishte e ndriçuar me drita edhe vitin e kaluar, derisa para dy vjetësh, Ahmeti ishte kritikuar se nuk ka ndriçuar qytetin, kurse arsyetimi i të parit të Prishtinës, ishte se fondet do të shkojnë për familjet me nevojë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













