Lajme
Numër rekord i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë
Prirja e rritjes së numrit të udhëtarëve vazhdon, duke arritur në mbi 1,6 milionë pasagjerë nga janari deri në nëntor, një rritje prej 15.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Koncesioneri TAV thotë se shifrat e mira janë për shkak të përpjekjeve të kombinuara të politikave të kompanisë për të rritur praninë e linjave ajrore me kosto të ulët dhe fluturimet për dhe nga Maqedonia.
Trafiku në dy aeroportet e Maqedonisë është në rritje 7 vjet rresht. Numri i pasagjerëve u rrit sidomos në dy linjat e fundit të reja në dy aeroportet. Në Shkup aktualisht veprojnë 30 destinacione dhe në Ohër 3 gjatë gjithë vitit: Cyrih, Londër dhe Bazel, si dhe shumë fluturime çarter si nga Beogradi, Amsterdami, Brukseli e Tel Avivi.
Pritjet e kompanisë janë që trafiku ajror të vazhdojë këtë vrull të zhvillimit edhe në vitin e ardhshëm dhe të shtohen linja të reja.
Nga Shkupi destinacionet më të frekuentuara mbeten Stambolli, Cyrihu, Vjena, Bazeli, Malmo dhe Londra.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












