Lajme
Shqiptarët shpenzuan 122 milionë euro për argëtim
Konstatohet se shumat që shpenzojnë për çlodhje janë vetëm 2.5 herë më të ulëta se ato për kujdesin shëndetësor dhe 3.8 herë më të ulëta se shpenzimet për arsim
Shpenzimet e shqiptarëve në një vit kalendarik për argëtim, çlodhje dhe për veprimtari artistike, brenda vendit arrijnë mbi 122 milionë euro, apo rreth 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, raporton albinfo.ch.
Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2015. Po të marrin në konsideratë edhe harxhimet që shqiptarët bëjnë jashtë vendit për argëtim dhe çlodhje këto shpenzime janë shumë më të larta.
Siç shihet nga të dhënat shqiptarët i kushtojnë vëmendje argëtimit teksa konstatohet se shumat që shpenzojnë për çlodhje janë vetëm 2.5 herë më të ulëta se ato për kujdesin shëndetësor dhe 3.8 herë më të ulëta se shpenzimet për arsim, që konsiderohet edhe baza e investimit të qëndrueshëm dhe me perspektive për një familje.
Mirëpo, të krahasuara me 2014 këto shpenzime pësuan ulje me 1.5 % me 2015. Shpenzimet për çështje të argëtimit kanë një lidhje të drejtë me krizën ekonomike.
Shpenzimet publike për arsimin pothuajse vijojnë në të njëjtat kuota të një viti më parë dhe ato për shëndetësinë janë rritur me 6.7%. Gjithashtu shpenzimet për mbrojtën sociale janë në vend numëro.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













