Lajme
CNN: Shqipëria duhet vizituar më 2017
17 vendet që duhet vizituar në 2017-n e fut Shqipërinë në listë me vendet e njohura si Franca, Danimarka, etj
Rrjeti i madh mediatik amerikan ‘CNN’, ka publikuar një artikull rekomandues për 17 vendet e botës që duhet vizituar në vitin 2017, përcjell albinfo.ch.
“CNN” është njëra nga mediat e mëdha ndërkombëtare që rekomandon se Shqipëria duhet vizituar, derisa gjithashtu është e pasur me shumë bukuri.
“17 best places to visit in 2017” apo 17 vendet që duhet vizituar në 2017-n e fut Shqipërinë në listë me vendet e njohura si Franca, Danimarka, etj. Në rreshtat e parë për Shqipërinë, pesë gazetarët e CNN që kanë shkruar artikullin thonë:
“Shqipëria, vendi i vogël mesdhetar, dikur një nga më të izoluarit të shteteve staliniste nga epoka e Luftës së Ftohtë, i cili ka qenë i mbajtur ‘sekret’ nga Evropa në mes të dy dekadave të fundit. Ka shumë diell dhe kilometra të tëra me plazhe të pacenuar dhe të virgjër”, thuhet në artikull.
Në rekomandimin për Shqipërinë, thuhet se vendi ka një kulturë të ngjashme të ushqimit me fqinjin e saj, Greqinë, por me çmime përgjysmë më të lira. “CNN” thotë se Shqipëria që nga vitet e ’90-ta ka përparuar dukshëm. Ata rekomandojmë që të vizitohen edhe objektet që tregojnë për regjimin e gjatë të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.
“Në periferi të kryeqytetit, në Tiranë, ndodhet ‘Bunk’Art’ që ka transformuar kompleksin nëntokësor të Hoxhës në një qendër kulturore. Aty janë disa dhoma që tregojnë historinë e diktatorit shqiptar… Në zemër të kompleksit është një amfiteatër sekret i madh nëntokësor, i projektuar për qeverinë e Hoxhës, e që tani përdoret për koncerte jazz-i”, thuhet më tutje në artikull.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












