Shkurt.ch
Profiti i UBS-së është ulur për 46% në vitin 2016
Banka më e madhe zvicerane ka specifikuar se fitimi i saj neto për vitin 2016 ka qenë 3.3 miliardë franga zvicerane (3.09 miliardë euro)
Banka zvicerane “UBS” tha se fitimet janë ulur për 46% në vitin 2016, për shkak të kostove të ristrukturimit dhe kushteve të vështira të tregut për shkak të operacioneve të saj bankare investuese, përcjell albinfo.ch.
Banka më e madhe zvicerane ka specifikuar se fitimi i saj neto për vitin 2016 ka qenë 3.3 miliardë franga zvicerane (3.09 miliardë euro). Rezultatet përfshijnë 693 milionë franga zvicerane të destinuara për shpenzimet e mundshme ligjore dhe 1.4 miliardë për ristrukturimin e kostove.
“Pavarësisht mjedisit shumë të vështirë të tregut në vitin 2016, kemi arritur rezultate solide”, tha kryeshefi ekzekutiv, Sergio Hermon, përcjell albinfo.ch.
Banka vuri në dukje se arritën të shkurtojnë shpenzimet me 1.6 miliardë franga zvicerane, gati 50% më shumë se vitin e kaluar dhe është në rrugën e duhur për të arritur në shënjestër 2.1 miliardë franga deri në fund të vitit.
Për tremujorin e fundit fitimit neto ka rënë për 22%, në 738 milionë franga zvicerane.
Normat negative të interesit ndikojnë seriozisht te bankat e mëdha dhe masat rregullatore lidhen me forcimin e aftësisë së tyre për t’u përballur me humbjet. Bankat zvicerane përveç që janë duke luftuar me efektet e forcimit të rregullave, po përballen edhe me fundin e sekretit bankar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












