Shkurt.ch
Një stuhi e vogël ka shkundur edhe Zvicrën
Siç pritej, stuhia “Leiv” arriti në Zvicër të shtunën pasdite. Në lartësi, era arriti deri në 128 km/orë në akullnajat e Diablerets (VD), 126 km/orë në La Dolle (VD) dhe 124 km/orë në Moléson (FR), bën të ditur MeteoNews.
Në lartësi të ulëta shpejtësia e erës arriti në 94 km/orë, në Altdorf, 83 km/orë, në Saint-Prex (VD) ose 78 km/orë në Gjenevë. Në rrafsh era ka kaluar 90 km/orë, si në Villars-Tiercelin (VD) ose në rrethinën e Cyrihut. Stuhia u shua gjatë natës.
Moti duket se do të jetë me i qetë ditët e ardhshme në Zvicër, por i lagësht dhe i ftohtë, me periudha me shi. Në male do të bjerë borë deri në afro njëzet centimetra deri të hënën në mëngjes, sidomos në zonat sipër 2000 metra lartësi.
Një mot i thatë dhe pa erë pritet nga e enjtja. Sipas të dhënave meteorologjike, fundi javës (shkurt 11-12) do të jetë i favorshëm për sportet dimërore, thekson MeteoNews.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













