Shkurt.ch
Arabët i pëlqejnë cigaret zvicerane
80 për qind e cigareve që prodhohen në Zvicër eksportohen jashtë vendit.
Sipas një analize të “Berner Zeitung”, konsumatorët kryesorë janë vende kryesisht myslimane, nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Në këto vende cigaret zvicerane janë shitur në vlerë 220 milionë franga zvicerane vitin e kaluar.
Cigaret nga Zvicra janë më të popullarizuara në Marok, Bahrein dhe në Arabinë Saudite. Shembull në Bahrain: Që nga viti 1988 eksportet janë rritur 54 herë, për 51 milionë franga zvicerane.
Në Lindjen e Mesme cigaret janë më të lira. Një pako kushton 3.70 franga zvicerane në kryeqytetin Bahamian të Manama. Në Zvicër ështe 8.50 franga.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 143 nga çdo 1.000 të rinj mes moshës 13 dhe 15 tymosin rregullisht cigare. Në Zvicër, sipas “Berner Zeitung”, numri është vetëm 111, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, lufta kundër duhanpirësve ka filluar edhe në Bahrein. Që nga viti 2009 pirja e duhanit në hapësirën publike është e ndaluar.
Por, pse cigaret zvicerane pëlqehen në Lindjen e Mesme?
Arsyeja është te shija: Arabët tymosin duhan të fortë. Prodhuesit zviceranë përfitojnë duke prodhuar cigare me nikotinë të lartë, të cilat janë të ndaluara në Zvicër dhe Evropë.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













