Shkurt.ch
Miliarda, për të mbajtur stabil frangun zviceran
Banka Nacionale e Zvicrës është duke “luftuar” kundër forcimit të monedhës zvicerane, e cila llogaritet si strehë e sigurt për investitorët në kohë të pasigurta. Të hënën, një euro kushtonte 1.0645 franga. Sa më e fortë monedha zvicerane, aq më shumë vuan industria e eksportit në vendin alpine, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Tashmë një javën më parë depozitat janë rritur gati 4 miliardë franga. Që nga fillimi i vitit, rritja ka qenë rreth 15 miliardë franga.
Ekspertët kanë justifikuar rritjen e ndërhyrjeve, duke përfshirë edhe dobësimin e euros. Monedha vendëse ka qenë nën presion për shkak të pasigurive politike shkaku i zgjedhjeve që do të mbahen në Francë dhe bumit në krizën greke, thonë analistët nga Banka regjionale Valiant. Frangu zviceran ka qenë duke fituar në vlerë në këmbim për disa javë, thotë analisti Maxime Botteron nga “Credit Suisse”. Kjo është edhe për shkak të të dhënave të fundit të mira ekonomike nga Zvicra.
“Rritja tregon se SNB nuk është e gatshme të tolerojë frangun shumë më të fortë, por ajo është duke u përpjekur për ta stabilizuar frangun zviceran”.
Si gjithmonë, Banka Nacionale e Zvicrës nuk ka dashur të komentojë rritjen e depozitave.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











