Shkurt.ch
Gjeneva lehtëson legalizimin e të huajve pa letra
Programi "Papirus", bën të mundur që disa mijëra persona “Sans-Papiers” në vitet në vijim do të fitojnë lejen e qëndrimit (Viza B). Ata vijnë kryesisht nga Amerika Latine, nga vendet e Ballkanit dhe Filipinet
Kantoni i Gjenevës ka vendosur të lehtësojë legalizimin e të huajve pa letra “Sans-Papiers” dhe në të njëjtën kohë të luftojë kundër punës në të zezë. Programi inovativ me emrin “Papyrus” ka gjetur mbështetje edhe nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), shkruan sda.ch.
Programi i përmendur, bën të mundur që disa mijëra persona “Sans-Papiers” në vitet në vijim do të fitojnë lejen e qëndrimit (Viza B), ka deklaruar të martën drejtori kantonal për siguri dhe ekonomi, Pierre Maudet para mediave në Gjenevë.
Në konferencë ishte e pranishme edhe ish ministrja federale nga SP-ja, Ruth Dreifuss, transmetonalbinfo.ch. Ish politikania e shquar ka thënë me këtë rast se Gjeneva gjithmonë ka marrë mbi vete përgjegjësinë që i takon ndaj kësaj kategorie të shoqërisë e cila i kontribuon ekonomisë së vendit, ka thënë Dreifuss.
Programit të përmendur i ka paraprirë një fazë testuese nga fundi i vitit 2015, në të cilën janë legalizuar 590 persona, në mesin e të cilëve 147 familje. Projekti kishte gëzuar mbështetjen e Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), i cili kishte zbutur kriteret. Këto kritere ishin ndër të tjerat që familjet që përfitojnë duhet të kenë fëmijë që vijojnë shkollimin dhe të kenë qëndrim prej të paktën pesë vitesh pa ndërprerje në Gjenevë. Ndërsa çiftet pa fëmijë dhe personat pa familje duhet të kenë jetuar prej dhjetë vitesh në Kantonin e Gjenevës.
Po ashtu integrimi i suksesshëm, njohja e mjaftueshme e gjuhës, biografia pa delikte dhe pavarësia financiare janë po ashtu kritere që duhen plotësuar. Fillimisht kantoni i Gjenevës do ta bëjë një ekzaminim paraprak dhe pastaj SEM do të vendosë për secilin rast të veçantë.
“Programi u referohet personave Sans-Papiers që kanë një jetë fare normale” ka thënë me këtë rast Maudet. Numri i personave pa letra ose pa status të rregulluar qëndrimi në Gjenevë vlerësohet të jetë rreth 13.000 sish, përcjell albinfo.ch. Ata vijnë kryesisht nga Amerika Latine, Ballkani dhe Filipinet, punojnë në ekonomitë familjare, një sektor në të cilin ka veçanërisht shumë punë në të zezë dhe dumping pagash.
Në të njëjtën kohë me programin për Sans-Papiers, Gjeneva ashpërson kontrollimin e punës në lëmin e ekonomisë shtëpiake.
Në fund të prillit do të fillojë një fushatë informimi të punëdhënësve mbi këtë temë. Në Zyrën për Migracion në Gjenevë po ashtu do të hapet një byro informative për personat Sans-Papiers.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














